Modelja ha 6 kg çokollatë në muaj për të patur të pasme gjigante dhe ja ka arritur… (FOTO) – AlpeGossip
Modelja ha 6 kg çokollatë në muaj për të patur të pasme gjigante dhe ja ka arritur… (FOTO)

Modelja ha 6 kg çokollatë në muaj për të patur të pasme gjigante dhe ja ka arritur… (FOTO)

Një modele suedeze përdor një dietë me shumë kalori për të arritur përmasat më të mëdha në botë. Natasha Croën nga Gotenburgu dhe synon që të ketë të pasmet më të mëdha në botë.

Ajo ka shtuar 25 kg në peshën e saj dhe për këtë thotë se ndihet “sexy dhe e fuqishme”.

24-vjeçarja ha pica, makarona dhe 15 kavanoza me çokokrem në muaj që të fitojë sa më shumë peshë të jetë e mundur.

“Sa më shumë të ha, aq më të mëdha bëhen të pasmet. Unë do të bëj të pamundurën që të kem të pasmet më të mëdha në botë”, tha Natasha për “The Sun”.

Vetëm për këtë arsye, Natasha është bërë e famshme në Instagram ku ka 80 mijë ndjekës, të cilët shohin postimet e saj ku ekspozon vazhdimisht të pasmet.