1 VIT PAS LINDJES/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës (FOTO) – AlpeGossip
1 VIT PAS LINDJES/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës (FOTO)

1 VIT PAS LINDJES/ Anjeza Shahini tregon për herë të parë portretin ëngjëllor të së bijës (FOTO)

Një vit më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun e që padyshim i mungon skenës, Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë. Anjeza solli në jetë një vajzë nga martesa me diplomatin anglez Paul Edward Conolly. Çifti i vendosën vajzës emrin Viktoria dhe Anjeza preferoi ta ruante në maksimum privatësinë e vogëlushes. Gjatë vitit këngëtarja ka postuar shpesh foto me të bijën, por duke mos i treguar fytyrën. Megjithatë këtë 1 vjetor, Anjeza e ka thyer rregullin dhe ia ka ka ëmbëlsuar ditën të gjithë ndjekësve duke postuar foto nga ditëlindja e Viktorias.

 

 

Për herë të parë mund të shohim fytyrën ëngjëllore të vogëlushes e cila duket shumë e lumtur në festën e organizuar plot ngjyra për ditëlindjen e saj.

 

Anjeza ka ndarë edhe disa foto shumë të veçanta nga pagëzimi i Viktorias në kishë.