RIKTHEHET ”BIG BROTHER” ALBANIA/ Ja të gjitha detajet që dimë deri tani – AlpeGossip
RIKTHEHET ”BIG BROTHER” ALBANIA/ Ja të gjitha detajet që dimë deri tani

RIKTHEHET ”BIG BROTHER” ALBANIA/ Ja të gjitha detajet që dimë deri tani

Big Brother Albania mund të rikthehet në ekran pas një periudhe pushimi prej 3-vjetësh. Arbana Osmani, drejtuesja e njohur e Top Channel dhe e këtij formati, edhe gjatë sezonit të vjeshtës do të prezantojë “Dua të të bëj të lumtur“, një program i cili ka nisur prej kohësh nga puna edhe për sezonin e ri. Por nuk dihet nëse do të jetë ajo sërish në drejtimin e një prej programeve më të ndjekura të ekranit të Top Channel. Sapo u mbyll edicioni i tij i fundit, nisën shpejt lajmet për një format të ngjashëm me personazhe VIP, por edhe ky projekt mbeti pa u konkretizuar për arsye që nuk janë mësuar publikisht.

Megjithatë, burime pranë Prive kanë mësuar se Top Channel mund të mos ketë hequr ende dorë nga ky format.

Kështu, mësohet se “Big Brother” mund të rikthehet në ekran pas një pauze gati trevjeçare.

Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit, marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet, kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, “Nova”, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metra katrorë, aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin tetor dhe përfundon në janar. Planet janë që po e njëjta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës janar – shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit mars deri në fund të qershorit 2020. Gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës,- ka thënë burimi brenda televizionit.

Detaje të tjera, për momentin nuk ka, por priten të zbulohen një nga një me çeljen e sezonit të ri.