NJË PJESTAR I RI I SHTOHET FAMILJES SË TYRE/ Turi dhe Orinda e nisin ditën plot dashuri – AlpeGossip
NJË PJESTAR I RI I SHTOHET FAMILJES SË TYRE/ Turi dhe Orinda e nisin ditën plot dashuri

NJË PJESTAR I RI I SHTOHET FAMILJES SË TYRE/ Turi dhe Orinda e nisin ditën plot dashuri

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë në çdo moment pranë njëri-tjetrit. Ata janë partnerë si në ambientet e punës ashtu dhe në jetën jashtë kamerave, pasi siç e dimë Turi dhe Orinda i dhanë fund beqarisë në muajin korrik të vitit 2017, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disavjeçare. Së fundmi, çifti i moderatorëve ka vendosur që familjes së tyre t’i shtohet dhe një pjesëtar i ri. Bëhet fjalë për një qen të vogël dhe duket se që tani ka filluar të hyjë në zemrën e tyre.

Turjani ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku Orinda shfaqet e shtrirë në dysheme, duke luajtur me qenin. “Muhabete gocash”, ka shkruar moderatori në foto. Kujtojmë se në një intervistë të fundit Orinda u shpreh se Turi donte të kishte një familje me shumë fëmijë, ndërsa sipas saj çdo gjë do ndodhi në kohën e duhur.