Disa ditë më parë në të gjitha mediat u publikuan disa foto ku aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez shfaqej së bashku me aktorin 68-vjeçar, Bill Murray. Ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit dhe aktorja në një postim tregoi se e vlerësonte shumë dhe do martohej me të.
Lidhur me këto lajme ka folur së fundmi 68-vjeçari i cili tregoi se e kishte gjykuar gabim Selenën para se të punonin në një film. Ai madje tha se e pëlqeu aq shumë sa që nëse nëna e tij do ishte akoma këtu do t’ia kishte prezantuar menjëherë.
“Mësova se e pëlqeja, mësova se çfarëdo paragjykimi që kisha për dikë me 55 milionë apo miliard ndjekës, ndoshta do ishte shumë më ndryshe, ajo doli shumë më ndryshe nga sa mendoja. U kënaqa shumë me të. Më pëlqen shumë.”, tha ai teksa më pas shtoi: “Nëse nëna ime do ishte g.ja.l.lë, do ia kisha dërguar në shtëpi,”-shtoi aktori, para se të thoshte me shaka: “Nënë, dua që të takoj me Selenën.”