“E QESHURA NË SFOND…”/ Luizi bën dedikimin e ëmbël për Kiarën – AlpeGossip
“E QESHURA NË SFOND…”/ Luizi bën dedikimin e ëmbël për Kiarën

“E QESHURA NË SFOND…”/ Luizi bën dedikimin e ëmbël për Kiarën

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të dashur të momentit. Që kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, ata fituan pëlqimin e fansave dhe tani gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet.

Ndjekësit e tyre janë kuriozë që të dinë çdo lëvizje të tyre. E moderatorja dhe këngëtari herë pas here postojnë në rrjetet e tyre sociale momente nga përditshmëria.

Së fundmi, fituesi i edicionit të dytë të BB VIP, ka postuar një video në “Instastory” ku shfaqet duke i dhënë makinës. Luizi gjithashtu është edhe duke kënduar, ndërkohë videon e ka filmuar Kiara.

E teksa këngëtari i dashur për publikun është duke kënduar, moderatorja e njohur qesh. E pikërisht për të qeshurën në sfond të Titos, Ejlli ka bërë një koment teksa ka postuar videon.

“E qeshura në sfond ma shton jetën”, ka shkruar Luizi krahas videos në fjalë, teksa ka etiketuar edhe Kiarën.

Ndërkohë kujtojmë se prej disa kohësh po përflitet për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Teksa thuhet se çifti ka bërë edhe një festë për të zbuluar gjininë e bebit, Kiara dhe Luizi ende nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme.