HABIT Stresi: Mësuesja e klasës së parë më rrihte pasi ishte kundër familjes sime – AlpeGossip
HABIT Stresi: Mësuesja e klasës së parë më rrihte pasi ishte kundër familjes sime

HABIT Stresi: Mësuesja e klasës së parë më rrihte pasi ishte kundër familjes sime

Si kurrë më parë, Stresi ka bërë një rrëfim mjaft prekës lidhur me fëmijërinë e tij në një intervistë të dhënë së fundmi.

I njohur si një djalë i fortë, kjo lidhur edhe me muzikën që ai bën, reperi ka treguar anën e tij më të mirë, duke sjell ndërmend disa prej periudhave më të vështira të jetës së tij.

Artisti ka treguar se në klasën e parë, ai është rrahur vazhdimisht nga mësuesja e tij dhe kjo vetëm për faktin se ajo ishte kundra familjes së tij si edhe kundra sistemit.

Por pavarësisht dhunës fizike që ajo ka ushturar nga Stresit, ai sërish i ka uruar mësueses së tij të parë që të jetë mirë me shëndet.

“Në klasën e parë, mua mësuesja më ka rrahur shumë. Dua t’ia përmend emrin, Xhemile Kanani, më ka rrahur sepse ishte kundra familjes sime dhe sistemit. Ka qenë një rracizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam takuar më kurrë në jetë por uroj të jetë mirë sepse njerëz jemi dhe unë kam qenë fëmijë dhe nuk ia dua të keqen sepse nuk ia kam patur fajin unë dhe as prindërit e mi”, zbulon Stresi

Në rrëfimin e tij, Stresi ka treguar gjithashtu edhe historinë e dhimshme të babait të tij, të cilin nuk e ka njohur në vitet e para të jetës pasi ai gjendej në burg për shkak të regjimit.