Manushi zbulon detaje nga “Top Arena”, nga Hasi te Fjoralba (VIDEO) – AlpeGossip
Manushi zbulon detaje nga “Top Arena”, nga Hasi te Fjoralba (VIDEO)

Manushi zbulon detaje nga “Top Arena”, nga Hasi te Fjoralba (VIDEO)

“Top Arena”, një “show” që do të shoqërojë tifozët gjatë gjithë Kampionatit Botëror të Futbollit që starton më 14 qershor.

Edi Manushi për këtë “show” futbolli ka zgjedhur të ketë në krah një emër jo të panjohur për publikun. Të gjithë besojmë e kujtoni Fjoralbën, zërin dhe fytyrën e “The Voice of Albania”.

Fjoralba do të jetë tashmë në krah të Manushit çdo ditë duke filluar nga data 14 qershor nga ora 22.00 -23.30. Për 90 minuta, aq sa është dhe koha zyrtare e një ndeshjeje futbolli, do të flitet për futboll, por jo vetëm. Por Manushi zbuloi gjithashtu se do të jenë të jetë i ftuar edhe një emër i madh i futbollit shqiptar si Besnik Hasi, por edhe Peço, trajneri i ekipit të 21-vjeçarëve të Baselit, të cilët do të bëjnë analizat e ndeshjeve.

Për herë të parë emisioni “Top Arena” do të zhvillohet në një studio gjigante ku publiku është pjesë e programit.

Një “show” me shumë të ftuar nga fusha të ndryshme që do të flasin për futbollin, por dhe për veten e tyre. Kupa e Botës do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik.

 

Top Arena në Top Channel

Top Arena, një show që do të shoqërojë tifozët gjatë gjithë Kampionatit Botëror të Futbollit që starton më 14 qershor. Edi Manushi për këtë show futbolli ka zgjedhur të ketë në krah një emër jo të panjohur për publikun. Të gjithë besojmë e kujtoni Fjoralbën, zërin dhe fytyrën e “The Voice of Albania”. Fjoralba do të jetë tashmë në krah të Manushit çdo ditë duke filluar nga data 14 qershor nga ora 22.00 -23.30. Për 90 minuta aq sa është dhe koha zyrtare e një ndeshjeje futbolli do të flitet për futboll por jo vetëm. Për herë të parë emisioni Top Arena do të zhvillohet në një studio gjigande ku publiku është pjesë e programit. Një show me shumë të ftuar nga fusha të ndryshme që do të flasin për futbollin por dhe për veten e tyre. Kupa e Botës do të zhvillohet në Rusi nga 14 qershori deri më 15 korrik.

Gepostet von Wake Up në Top Channel am Dienstag, 12. Juni 2018