Regjisori Paul Verhoeven më në fund ka reaguar pas pretendimit të Sharon Stone se ajo u detyrua të hiqte të brendshmet për skenën famëkeqe në “Basic Instinct” të vitit 1992.
Aktorja 63-vjeçare ka thënë gjatë intervistave se nuk e dinte që momentet ballore të xhiruara, që i tregonin pjesët intime, do të publikoheshin në fund të filmit, shkruan “Page Six”.
Sidoqoftë Verhoeven e cilëson këtë si “të pakonceptueshme”.
“Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim,“- tha regjisori holandez 82-vjeçar për “Variety” në një intervistë të mërkurën. “Unë i thashë asaj se skena ishte bazuar në historinë e një gruaje që e njihja kur isha student, e cila bënte kryqëzimin e këmbëve pa brekë rregullisht në festa.
Kur shoqja ime i tha asaj që mund t’ia shihnim vaginën, ajo tha, ‘Sigurisht, kjo është arsyeja pse unë e bëj këtë.’ Pastaj Sharon dhe unë vendosëm të bënim një sekuencë të ngjashme.”
Stone tha në mars se i ishte thënë diçka tjetër në xhirime: “Ne nuk mund të shohim asgjë. Duhet të hiqni brekët, pasi e bardha reflekton dritën, kështu që duket që keni brekë“, shkroi ajo në librin e saj. Por kjo thjesht nuk është ajo që ka ndodhur, pohoi Verhoeven.
“Kujtesa ime është rrënjësisht e ndryshme nga kujtesa e Sharonit,“- tha ai për “Variety”. “Versioni i saj është i pamundur.”
Regjisori mw pas tha se e respekton performancën e saj në film dhe se ata kanw marrëdhënie të mira.
“Ne ende kemi një marrëdhënie të këndshme dhe shkëmbejmë mesazhe me njwri-tjetrin,”- tha ai.