TEMA E DITËS/ Fustani i dytë i Dua Lipës në Brit Awards që i bëri lëmsh të gjithë – AlpeGossip
TEMA E DITËS/ Fustani i dytë i Dua Lipës në Brit Awards që i bëri lëmsh të gjithë

TEMA E DITËS/ Fustani i dytë i Dua Lipës në Brit Awards që i bëri lëmsh të gjithë

Fustani i dyteë i këngëtares shqiptare Dua Lipa në Brit Awards është kthyer në temë dite.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë blu me yje në ngjyrë floriri për të marrë trofeun për çmimin “British Single”.

Ai i nxirrte në pah këmbët e tonifkuara dhe elegante, por kjo nuk është arsyeja përse fustani u bë kaq i famshëm.

Shumë mendonin se zgjedhja e saj mund të ishte politike dhe jo e rastësishme.

Fansat shqiptare mendojnë se kjo zgjedhje ishte bërë në nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasi ngjante me flamurin e Kosovës.

Të tjerë mendojnë se veshja e saj duket si flamuri europian, dhe mund të ketë pasur si qëllim një mesazh të fshehtë për Brexit.

“A ka veshur Dua Lipa flamurin e Bashkimit Evropian?”, shkruante një fans.

“Ku mund ta ble fustanin e Dua Lipës që të mund ta vesh më 29 mars (data e daljes së Brtianisë nga BE)”, shkruante një tjetër.