GJEST I MREKULLUESHËM/ Chiara dhe Fedez refuzojnë dhuratat e dasmës për një kauzë… (FOTO) – AlpeGossip
GJEST I MREKULLUESHËM/ Chiara dhe Fedez refuzojnë dhuratat e dasmës për një kauzë… (FOTO)

GJEST I MREKULLUESHËM/ Chiara dhe Fedez refuzojnë dhuratat e dasmës për një kauzë… (FOTO)

Pas propozimit madhështor në arenën e Veronës dhe lindjes së vogëlushit Leo, Chiara Ferragni dhe Fedez janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në ceremoninë më të komentuar të vitit që pritet të mbahet me 1 shtator në Itali.

Every sunset 🤗

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Vetëm pak ditë më parë, Chiara dhe Fedez na prezantuan me ftesën e dasmës, që dukej sikur ishte shkëputur nga një libër përrallash.

Are you ready for #TheFerragnez wedding? Invitations have been sent out 💘 @fedez

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Mirëpo sot, çifti më i famshëm i “Instagramit” na bënë të ditur vendimin e tyre në lidhje me dhuratat për ditën e dasmës dhe nuk mund ta fshehim dot që na emocionuan. Chiara dhe Fedez kanë vendosur të mos kërkojnë asnjë dhuratë nga të ftuarit, por të kontribuojnë për një kauzë të mirë.

“Ne nuk duam asnjë dhuratë nga të ftuarit, por u kemi kërkuar të dhurojnë për një kauzë që do të përzgjedhim. Ende nuk e kemi vendosur kauzën e për këtë arsye kërkojmë ndihmën e fansave: na shkruani në email tek @theferragnez.com dhe na prezantoni me një rast të një personi që keni pranë dhe ka nevojë për ndihmë dhe ne do t’i vijmë pranë” – shkruante Chiara përkrah postimit.

Me të vërtetë një gjest për t’u duartrokitur nga çifti më i famshëm i “Instagramit”, që na vërtetuan se kanë një zemër flori.

Sardinia with the family 💘 #TheFerragnez

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on