Xhinset e ngushta një dashuri “vrasëse”! Pas këtij lajmi nuk do t’i vishni më - AlpeGossip
Xhinset e ngushta një dashuri “vrasëse”! Pas këtij lajmi nuk do t’i vishni më

Xhinset e ngushta një dashuri “vrasëse”! Pas këtij lajmi nuk do t’i vishni më

Një ndër lajmet më të klikuara të “BBC” flet për një shqetësim të publikua në një nga revistat më të mëdha shkencore në botë. Xhinset e ngushta mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë. Sipas ekspertëve ato rrezikojnë muskujt dhe nervat tona.

Në studimin e pasqyruar nga “BBC” thuhet se një grua 35-vjeçare u detyrua t’i presë xhinset e saj, pasi kofshët iu frynë shumë. Ajo kishte punuar për disa orë në shtëpi me xhinset e veshura.

Gjatë mbrëmjes këmbët e saj u mpinë dhe ajo ra pasi nuk ecte dot më. Mjekët thanë se ajo u prek nga ajo që quhet sindroma e ndarjes. Xhinset kishin ndikuar negativisht tek muskujt dhe nervat. Vetëm pas katër ditësh mjekimi intensiv, gruaja rifitoi aftësinë për të ecur.

Mjekë të tjerë kanë raportuar raste të ngjashme të kësaj sindrome, që kanë ardhur nga veshja e xhinseve apo pantallonave të tjera të ngushta.