MBANI LULE NATYRALE NË DHOMË? Ky studim që lidhet me shëndetin do ju befasojë – AlpeGossip
MBANI LULE NATYRALE NË DHOMË? Ky studim që lidhet me shëndetin do ju befasojë

MBANI LULE NATYRALE NË DHOMË? Ky studim që lidhet me shëndetin do ju befasojë

Qendra studimore ‘The American Society for Horticulture Science’ ka kryer një studim që vlerëson nëse bimët kanë ndikim shërues  në personat e sëmurë.

Studimi mori nën shtyrtim 90 pacientë që u ndanë në dy grupe, në dhoma ku kishte lule dhe në ato pa lule natyrale.

Dërgimi i luleve tek një mik i sëmurë apo i trishtuar mund të jetë një dhuratë universale, por deri më tani nuk e keni ditur efektin befasues që ato kanë në jetën tuaj.

Sipas studimit ata që ishin të ekspozuar ndaj luleve kishin presion më të ulët në gjak, ndjenin më pak dhimbje dhe ankth si dhe kishin ndjenja të larta pozitive.

Përveç vetive kuruese, po ashtu ju bëjnë të ndjeheni të relaksuar dhe të çlodhur, prandaj mbajni përherë në dhomat tuaja.