“THUMBON” NDJEKËSIT/ Sara Hoxha: Fytyrat nuk janë kurrë të bukura apo të shëmtuara, mendjet janë… – AlpeGossip
“THUMBON” NDJEKËSIT/ Sara Hoxha: Fytyrat nuk janë kurrë të bukura apo të shëmtuara, mendjet janë…

“THUMBON” NDJEKËSIT/ Sara Hoxha: Fytyrat nuk janë kurrë të bukura apo të shëmtuara, mendjet janë…

Sara Hoxha është bërë qendra e sulmeve ditën e djeshme dhe shkak është bërë pikërisht postimi i bukuroshes në Instagram, teksa publikoi të pasmet e saj. Duket se disa prej fansave nuk i kanë pëlqyer shumë pozat e saj dhe kanë shpërthyer keq ndaj Sarës.

Ndërkohë që nuk ka preferuar të mos kthejë asnjë përgjigje në postimin provokues, Sara Hoxha ka bërë një tjetër postim mbrëmjen e kaluar, duke thumbuar ndjekësit e saj

 

 

Teksa ka publikaur disa foto nga pushimet e saj së bashku me Ledri Vulën, fituesja e “Dancing with the Stars” ka shkruar: “Fytyrat nuk janë kurrë të bukura apo të shëmtuara, mendjet janë…”

Ky postim ka shkaktuar sërish reagime tek fansat, ku disa prej tyre shkruajnë se të gjitha postimet e saj janë për të tërhequr sa më shumë vëmendje dhe se nuk është mirë që hedh kunja për ndjekësit e saj. Shumë të tjerë i dalin në krahë bukuroshes, duke shkruar se ajo ka vërtet një trup të bukur dhe se nuk ka asgjë të keqe ta ekspozosh kur je në plazh.

Ka edhe nga ata ndjekës që ende pretendojnë se postimet e Sarës janë një kunjë për Dafina Zeqirin, ku një ndjekës shkruan: “Nga inati i Dafinës vetëm poston”.

Kujtojmë se ajo u përfshi në një dramë me Dafina Zeqirin, dhe e gjitha për një varg kënge e cila ishte e ngjashme me këngën e Ledrit.

Sara Hoxha "thumbon" ndjekësit: Fytyrat nuk janë kurrë