NA BËNË LËMSH ME PËRGJIGJET/ Fatma dhe Alfio do të martohen më shpejt sesa mendonim – AlpeGossip
NA BËNË LËMSH ME PËRGJIGJET/ Fatma dhe Alfio do të martohen më shpejt sesa mendonim

NA BËNË LËMSH ME PËRGJIGJET/ Fatma dhe Alfio do të martohen më shpejt sesa mendonim

Ato arritën që ta mbanin të fshehtë lidhjen prej 2 vitesh, para se gjërat të bëheshin serioze dhe publike.

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani kanë një marrëdhënie të mirë me familjen e secilit dhe këtë e kanë dëshmuar në rrjetet sociale.

Por hapi i radhës mbetet martesa dhe duket se Alfio e ka diçka në mendje. I pyetur në emisionin “Thumb”, se kur do të martohen shefi i kuzhinës thotë:

“Në 2020-n, mbase”.

Të njëjtës pyetje, moderatorja iu përgjigj duke qeshur:

“Ti më pyet ‘A do të bëhet burri yt?’. Çdo gjë është me pikëpyetje”.

Në dhjetor “Iconstyle.al” kontaktoi me Fatmën për të ditur planet e tyre për martesë, ku ajo me shaka u shpreh se duhej të pyesnim Alfion.

“Akoma nuk kemi plane, do kohë ajo punë”, tha Fatma, më pas duke bërë me dije se çifti kanë ndër mend të shijojnë vetëm bashkëjetesën.

Por tani që u pyet Alfio, po besojmë përgjigjen e tij!