Gjëja e parë që na shkon në mendje kur s’kemi kohë dhe shumë dëshirë për t’u veshur janë pantallonat dhe një bluzë/pulovër. Eshtë zgjedhje e sigurtë, e rehatshme dhe e ngrohtë, por le ta pranojmë që në dukje tingëllon shumë bazike dhe mund të jetë e tillë nëse nuk përpiqeni fare pak.
Në fakt, kombinimi pantallona- pulovër mund të jetë shumë herë më interesant nëse shtoni një detaj në veshje, apo kombinoni materialet dhe ngjyrat siç përshtaten më mirë. Shihni idetë në vijim dhe frymëzohuni.
1. Pantallona ngjyrë blu+ çizme sipër tyre + pulovër e plotë
2. Golf gri oversize + pantallona “ushtarake”
3. Pantallona të lirshme lëkure+ bluzë e zezë
4. Golf + pantallona klasike krem
5. Pantallona kadife + bluzë e thurur
6. Pantallona/xhinse të ngushta + bluzë Polo e lirshme
7. Pulovër me vija + pantallona të zeza të gjera
8. Dy nuanca të ndryshme të grisë
Burimi: Who What Wear