E KRYQËZUAN SE NUK UROI MBESËN/ Kourtney Kardashian reagon me ironi (FOTO) - AlpeGossip
E KRYQËZUAN SE NUK UROI MBESËN/ Kourtney Kardashian reagon me ironi (FOTO)

E KRYQËZUAN SE NUK UROI MBESËN/ Kourtney Kardashian reagon me ironi (FOTO)

Ditën që lamë pas, Stormi ka festuar ditëlindjen e saj të parë. E vogla e Kylie Jenner dhe Travis Scott ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë 1 shkurtit dhe të gjithë i kanë dedikuar pak fjalë të ëmbla. Krahas urimeve nga familjarët dhe fansat, ra në sy edhe fakti që Kourtney Kardashian nuk shkruajti për mbesën e saj, siç bënë Kendall dhe Kim. Në vend që të shkruante diçka për të voglën, bukuroshja e ekranit publikoi një foto të sajën me të brendshme dhe shkroi: “Jam e zënë deri në një lajmërim të dytë”.

View this post on Instagram

Busy until further notice.

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Sigurisht që ky detaj nuk i shpëtoi ndjekësve të saj në ‘Instagram’. Njëri prej tyre i komentoi: “Urimi më prekës për Stormin”.

Megjithëse Kourtney nuk reagon shpesh në komentet që i bëjnë në foto këtë herë nuk ka duruar dot. “Ajo nuk ka ende ‘Instagram’, por nëse po e lexon këtë, Stormi gëzuar 1-vjetorin”,-u kundërpërgjigj ajo me ironi. Kaq duket se ka mjaftuar për të ndalur fjalët dhe akuzat ndaj saj.