MARRËDHENIA ME VJEHRRËN DHE IZOLIMI ME…/ Rudina zbulon si po shkon kjo periudhë për të – AlpeGossip
MARRËDHENIA ME VJEHRRËN DHE IZOLIMI ME…/ Rudina zbulon si po shkon kjo periudhë për të

MARRËDHENIA ME VJEHRRËN DHE IZOLIMI ME…/ Rudina zbulon si po shkon kjo periudhë për të

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan pasditen e djeshme ishte moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj. Ajo foli për ditët e saj në karantinë me Markun, se si kanë patur një debat për televizorin, por e ka konsideruar si një muaj mjalti këtë periudhë. Ndër të tjera, Rudina ka zbuluar edhe se si shkon me vjehrrën e saj.

“Po plasi një sherr i paparë për televizorin sepse Marku po shikonte një serial. Unë se kisha ndjekur dot serialin, se nuk isha aq e ngeshme ato ditë. Pra kisha lëvizur nëpër shtëpi dhe nuk e ndiqja dot fillin, plasi një super sherr, jo televizori im, jo televizori jot, sikur nuk kemi televizor tjetër në shtëpi. Po për hir të së vërtetës, ne nuk do na kishte ndodhur të rrimë kaq shumë me njëri-tjetrin, jo vetem unë me Markun, por bashkë me fëmijët, po them dhe na ka ndikuar shumë për mirë. Unë mendoj se familja e Markut dhe unë, jemi të dyja palët shumë të përshtatura, se kemi dhe pak a shumë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtin humor. Nëna e Markut nuk di çfarë të them, vetëm qesh me atë njeri unë. Unë dhe nëna e Markut jemi dy dirigjentët e humorit, që nuk përtojmë asnjëherë. Unë mendoj se për ne ishte një muaj mjalti kjo karantina”, tregoi ajo.

“Marku ka shumë durim. Të jep përshypjen sikur është e kundërta. Unë ashtu kam menduar deri vonë, që Marku nuk është njeri shumë i durueshëm, por realisht është e kundërta sepse ka shumë durim dhe ka shumë qetësi si i bën gjërat. Ndërsa Marku nga unë besoj ka mësuar që jam thjesht e mrekullueshmë”, u shpreh më pas Rudina.