Sot feston ditëlindjen/ Nuk do ta besoni sesa vjeç bën modelja e famshme (FOTO) – AlpeGossip
Sot feston ditëlindjen/ Nuk do ta besoni sesa vjeç bën modelja e famshme (FOTO)

Sot feston ditëlindjen/ Nuk do ta besoni sesa vjeç bën modelja e famshme (FOTO)

Muzë inspiruese për stilistët më të mëdhenj të viteve 80 dhe 90, top modelja Naomi Campbell feston sot 48 vjetorin, por pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e saj. Ajo ka parakaluar në pasarelat më të rëndësishme të botës, duke koleksionuar kopertinat e revistave më prestigjioze. Në 4 qershor ajo do të kurorëzohet me ’Fashion icon 2018’, nga shoqata që vlerëson personalitetet më të mëdha të botës së modës.

Me origjinë xhamajkane, Naomi ka lindur në Londër në 1970. Prej 30 vitesh ajo sfilon në pasarelat më të rëndësishme duke shfaqur një fizik për tu admiruar.

Në vitet 90-të ishte në ‘Big Six’, grupi i famshëm i 6 supermodeleve, së bashku me Cindy Crawford, Claudia Schiffer, Linda Evangelista, Christy Turlington dhe Kate Moss. Por ndryshe nga shumë kolege të saj karriera e saj vazhdon të jetë në maja. Pavarësisht reklamave, kinemasë dhe muzikës, pasioni i saj mbetet moda, duke promovuar edhe atë afrikanen. Por jo vetëm. Nga 2005 me iniciativën e saj Charity Fashion For Relief, vazhdon të mbledhë fonde në favor të çështjeve humanitare.

Prillin e kaluar ajo u shfaq në kopertinën e GQ British në krah të reperit Skepta. Gjysmënudo dhe të përqafuar ato ngjallën kuriozitetin e të gjithëve. Një burim pranë modeles kishte thënë për The Sun: Naomi dhe Spepta takohen në fshehtësi. Të dy janë shumë kreativë dhe është ky motivi që e pëlqejnë njëri-tjetrin.