Aktori Hugh Grant është zyrtarisht një burrë i martuar!
57-vjeçari u martua për herë të parë me producenten e televizionit suedez Anna Eberstein në Londër të premten.
Çifti e bëri marrëdhënien zyrtare në Zyrën e Regjistrimit të Chelsean dhe dasma u bë vetëm disa ditë pasi Grant dhe Eberstein njoftuan se ishin fejuar dhe pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të tretë, në mars të këtij viti.
Ish e dashura e Grant,Elizabeth Hurley,me të cilën ai ka një marrëdhënie të afërt, zbuloi se ai edhe pse i ka lindur të gjithë fëmijët pas 50 viteve , ai është një baba i këndshëm dhe i ëmbël, pasi fëmijët e kanë transformuar atë nga një person shumë të trishtuar në një person të këndshëm.
Grant dhe Eberstein mirëpritën fëmijën e tyre të parë, John Mungo Grant, në shtator 2012.
Pas një ndarje të shkurtër, ata u pajtuan dhe mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, vajzën, emri i të cilës nuk është thënë kurrë, në dhjetor 2015.