Miriam Cani shpërthen në LOT në mes të emisionit: Ja çfarë i ndodhi – AlpeGossip
Miriam Cani shpërthen në LOT në mes të emisionit: Ja çfarë i ndodhi

Miriam Cani shpërthen në LOT në mes të emisionit: Ja çfarë i ndodhi

Miriam Cani është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisionin ‘Një kat më lartë’ në Intv ku ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e saj, marrëdhënien me Albanin, por edhe për profesionin.

Ndërsa ishin duke folur, moderatori Ermal Peçi tregoi se më në fund e kishte zbuluar se nga vinte ëmbëlsia dhe bukuria e këngëtares.

Ai ka shfaqur në ekran një foto të nënës së Miriamit kur ajo ishte në rinin e saj e veshur me një kostum popullor.

‘Po është mamaja ime, ka qenë 16 vjeçe, më kape papritur, nuk e prisja”, është shprehur ajo e prekur.

Kjo gjë ka mjaftuar dhe këngëtarja e emocionuar ka shpërthyer në lot. Siç dihet nëna e saj nuk jeton më dhe Miriami përherë e ka rrëfyer marrëdhënien e veçantë që ka pasur me të.