Romancë mes Evi Reçi-t dhe Dren Abazi-t? Këngëtari sqaron thashethemet – AlpeGossip
Romancë mes Evi Reçi-t dhe Dren Abazi-t? Këngëtari sqaron thashethemet

Romancë mes Evi Reçi-t dhe Dren Abazi-t? Këngëtari sqaron thashethemet

Pjesëmarrja e këngëtares Evi Reçi si modele në videoklipin e këngës “Déjà vu” të këngëtarit Dren Abazi, ngriti pikëpyetje të mëdha për marrëdhënien mes tyre. Por i ftuar në emisionin “Thumb”, Dren Abazi tregon se ai dhe Evi janë miq shumë të mirë dhe se nuk ka asgjë më shumë se aq.

“Me Evin jemi miq të mirë dhe më ka ndihmuar shumë në videoklipin e këngës” tregon ai.

I pyetur për famën e tij si “Don Zhuan”, Dren Abazi përgjigjet se preferon të ruaj privatësinë e të dashurave.

“Po kur do martohesh?” e pyet gazetarja e “Thumb”.

“Pse po qaseni me këtë ide. Nuk është në planet e mia. Unë nuk besoj në martesë por në bashkëjetese” përfundoi Dreni.