Fatma Haxhialiu: Facebook si rrjet social ka vdekur, vetëm psikopatët e përdorin… – AlpeGossip
Fatma Haxhialiu: Facebook si rrjet social ka vdekur, vetëm psikopatët e përdorin…

Fatma Haxhialiu: Facebook si rrjet social ka vdekur, vetëm psikopatët e përdorin…

Edhe pse është ndër rrjetet sociale më të përdorura, për moderatoren shqiptare Fatma Haxhialiu Facebook ka vdekur.

E ftuar në BOOM, ajo u shpreh se jo vetëm që nuk e sheh trend, por nisur edhe nga keqpërdorimi që njerëz të caktuar i bëjnë, Fatma thotë se vetëm sa e përforcon këtë bindje.

I tillë ishte rasti i fundit i poetes dhe psikologes Genta Kaloçi, e cila me postimin e tmerrshëm dhe monstruoz për ndarjen nga jeta të djalit vetëm 18 vjeç të shkrimtares së njohur shqiptare Flutura Açka nxiti një valë reagimesh.

Fatma Haxhialiu: Facebook ka vdekur, vetëm psikopatët kanë mbetur në facebook. Njerëzit me mend kanë kaluar në Instagram. Nga ngjarjet e fundit edhe e konfirmoj deklaratën time, rasti i fundit famëkeq i asaj tipes, tmerr. Duhet të vëmë një kufi qoftë edhe për veten tonë, ekspozimin personal, atë të fëmijëve, por sidomos prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me fëmijët. Rasti i pedofilit para disa javësh që gjuante fëmijët 13-14 vjeç duke përdorur fb. Nëse fëmija juaj është në rrjetet sociale, harrojeni, nuk mund ta keni dot nën kontroll.