Vetullat e trasha janë rikthyer në trend viteve të fundit. Ju mund t’i rrisni dhe t’i forconi ato në kushte shtëpiake, në mënyrë natyrale.
Në këtë mënyrë do të mund të evitoni trashjen e tyre me produkte kozmetike të cilat mund të jenë edhe të dëmshme dhe shpesh herë jo shumë estetike.
Në vazhdim mund të gjeni disa përbërës për vetullat e juaja:
Vaji i kokosit
Për të pasur vetulla të dendura, ju mund të përdorni vajin e kokosit. Proteinat e ndryshme, si dhe vitaminat ushqyese të tilla si vitamina E, ndihmojnë shumë në kujdesin ndaj vetullave.
Vendoseni vajin e kokosit në pambuk apo në gishtërinj dhe masazhojini lehtë vetullat. Lëreni vajin të qëndrojë gjatë natës dhe në mëngjes pastrojeni fytyrën.
Do të vëreni ndryshimin menjëherë pas përdorimit.
Vaji i ullirit
Përveç rëndësisë që e ka në përgatitjen e shumë ushqimeve, vaji i ullirit me proteinat dhe vitaminat që ka ndihmon në rritjen e flokëve dhe vetullave.
Aplikoni vajin e ullirit para gjumit, lëreni të qëndrojë për 30 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën më ujë të ngrohtë. Përdoreni në mënyrë të rregullt këtë recetë për të parë rezultate sa më të mira.
Lëngu i qepës
Edhe pse mund t’ju tingëllojë çuditshëm , lëngu i qepës ndihmon shumë në rritjen e flokëve dhe vetullave. Lëng ka squfur që përmirëson prodhimin e indeve të kolagjenit të nevojshme për rritjen e duhur të vetullave.
Masazhojini vetullat me këtë lëng dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta pastaj pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Të verdhat e vezës
Qimet e vetullave janë të përbëra nga proteina e keratinës dhe veza është një burim i madh i proteinave. Kështu, ajo mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të qimeve të vetullave, në trashjen dhe rritjen e shpejtë të tyre.
Ndani të verdhët e vezës në një enë dhe lyeni vetullat. Lëreni këtë përbërës të qëndroj 15 – 20 minuta dhe pastaj shpërlajeni fytyrën me ujë më të ngrohtë.