KUJDES! Këto janë 10 gabimet të përditshme, që po ju hollojnë flokët dhe ç’duhet të bëni – AlpeGossip
KUJDES! Këto janë 10 gabimet të përditshme, që po ju hollojnë flokët dhe ç’duhet të bëni

KUJDES! Këto janë 10 gabimet të përditshme, që po ju hollojnë flokët dhe ç’duhet të bëni

A e dini se ne humbasim rreth 50-100 fijë flokësh në ditë. Sidoqoftë, kjo nuk është dhe aq shqetësuese, duke qenë se kemi rreth 100.000 folikula flokësh në lëkurën e kokës.

Por, ndonjëherë, kuptoni se edhe s’po ju bien flokët, ato po hollohen, bishtat duken gjithnjë të pashëndetshëm dhe floku juaj nuk shkëlqen më si më parë.

Ka disa arsye për këtë.

Ju mund të jeni duke bërë gabime në përditshmëri që po ju dëmtojnë flokët, pa e kuptuar:

#1 – Nuk i prisni flokët rregullisht

Kur ka qenë hera e fundit që i keni prerë flokët?

Prerja e rregullt flokëve ndihmon për një proces të shëndetshëm rritjeje dhe parandalon rrallimin. Nëse i prini rregullisht flokët, nuk do të keni fije të brishta dhe “pa jetë”.

Tingëllon çuditshëm, por, nëse doni flokë të gjatë, duhet t’i prini ato herë pas here, një kohë ideale do të ishte çdo 12 javë, por për këtë ju mund të flisni dhe me parukieren tuaj.

#2 – Anashkaloni vaktet ditore

Kur nuk keni marrë mjaftueshëm kalori ditore, truri ruaj e ridrejton gjithë energjinë e tij drejt funksioneve thelbësore, si zemra dhe truri, duke lënë pas flokët dhe lëkurën e kokës.

Dietat strikte mund të jenë të dëmshme për hormonet tuaja dhe shpesh çojnë në rrallimin dhe rënien e flokëve.

ë fakt, një nga simptomat kryesore të anoreksisë, si dhe çrregullimesh të tjera të të ngrënit, është humbja e madhe e flokëve.

#3 – Më shumë diell seç duhet

Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë dhe rrezeve të diellit mund t’ju thajë flokët dhe lëkurën e kokës, duke ju dhënë flokë të brishtë dhe humbje flokësh. Flokët bjondë dhe të imët janë veçanërisht të prekshëm nga dielli.

Çfarë të bëni: Mbani një kapele në ditët shumë të nxehta, ose kur jeni në plazh. Provoni të përdorni kremra mbrojtës.

#4 – Modele flokësh të ngushta

Gërshetat sa më të ngjeshura pas koke apo një bisht i kapur shumë fort, jo vetëm që dëmtojnë flokët, por në disa raste ju japin edhe dhimbje flokësh.

Provoni më shumë modele të lirshme dhe të lehta flokësh dhe gjatë gjumit, përpiquni t’i mbani flokët të lëshuar.

#5 – Nuk i lani flokët shpesh

Një grumbullim i papastërtive, mbetjeve të produkteve dhe mbledhjes së vajit në lëkurën e kokës mund të bllokojë gjëndrat e flokëve, gjë që e bën të vështirë rritjen e e tyre.

Lani rregullisht flokët, të paktën 3 herë në javë (edhe në varësi të llojit të flokëve) dhe sigurohuni të mos e teproni duke i larë flokët më shpesh seç duhet.

#6 – Bëni dushe shumë të nxehta

Uji i nxehtë dehidraton fijet e flokëve. Kombinuar me një shampo që heq vajin nga floku juaj, ju bëni që porek e kokës të “mbingarkohen me punë” për të vazhduar prodhimin e vajit, i cili mund të dëmtojë flokët që në rrënjë.

Uji i nxehtë gjithashtu mund të rrisë mikrobet dhe popullatën e baktereve në kokën tuaj.

#7 – Kruani kokën

Në rregull, të gjithë e bëjmë. Por, kur e shihni se veprimi duket agresiv, ju po dëmtoni gjëndrat e flokëve. Nëse nuk ndaloni dot, ndoshta keni një infeksion/alergji dhe duhet të kontaktoni me një mjek.

#8 – Përdorni shpesh pajisje stilimi flokësh me nxehtësi

Siç tashmë dihet, tharësja e nxehtë, masha etj, dobësojnë dhe hollojnë flokët tuaj, prandaj përpiquni të rralloni përdorimin e tyre, ose të gjeni mënyra të tjera stilimi pa nxehtësi.

#9 – I “ngacmoni” shumë flokët tuaj

I prekni, kaloni gishtat ndër flokë etj. Këto detaje të vogla, kur bëhen shpesh, aq sa konsiderohen si “ves” i juaji, mund të hollojnë fijet e flokëve. Për më tepër, duart tuaja, sado të pastra që mendoni se janë, ende përmbajnë djersë, papastërti dhe vajra që rrjedhimisht ju i çoni në flokë.

#10 – Jeni të ashpër me flokët e lagur

Fijet tona janë më të dobëta kur janë të lagura. Krehja e flokëve në dush e ndjekur nga fërkimi i tyre me peshqir, shkakton kushtet ideale për këputjen e fijeve. Edhe krehja e flokëve të lagur, pas dushi, nuk është e këshillueshme.