“SE SI MË DUKET VETJA”/ Mariana Kondi publikon foton e rrallë me grim, por diçka nuk i pëlqen – AlpeGossip
“SE SI MË DUKET VETJA”/ Mariana Kondi publikon foton e rrallë me grim, por diçka nuk i pëlqen

“SE SI MË DUKET VETJA”/ Mariana Kondi publikon foton e rrallë me grim, por diçka nuk i pëlqen

Aktorja e njohur e humorit, Mariana Kondi ka publikuar disa minuta më parë një foto ku shfaqet si rrallëherë e grimuar. Sigurisht që fotoja ka tërhequr vëmendje dhe është komentuar pozitivisht, por krahas të dukurit bukur, ra në sy komenti që Mariana i ka bërë vetes. “Ja dhe unë e lyer. Se si më duket vetja! Me vrap të heq grimin se nuk jam unë”,-shkruan aktorja.

Siç edhe mund të kuptohet, Mariana nuk është fanse e madhe e pamjes së saj me grim, madje pranon se i duket vetja si tjetër njeri. Mbase sepse nuk është mësuar, ose thjesht dëshiron të qëndrojë sa më natyrale. Megjithatë ne e themi me siguri që në të dyja versionet duket shumë bukur.