NGA SHFAQJA ME RIVALËT TEK INTERVISTAT E GABUARA/ Kush janë VIP-at që u PËRZUNË nga televizonet (FOTO) - AlpeGossip
NGA SHFAQJA ME RIVALËT TEK INTERVISTAT E GABUARA/ Kush janë VIP-at që u PËRZUNË nga televizonet (FOTO)

NGA SHFAQJA ME RIVALËT TEK INTERVISTAT E GABUARA/ Kush janë VIP-at që u PËRZUNË nga televizonet (FOTO)

Mosmarrëveshjet janë pjesë e pandashme në çdo marrëdhënie pune ashtu si edhe në televizon.

Rastet kur drejtuesit përfshihen në zënka me punonjësit e tyre janë të panumërta  sepse rrethana apo faktorë të shumtë qëndrojnë në mes.

Edhe pse një pjesë e mirë nuk bëhen publike, sërish disa raste zënkash dalin nga “korniza”  e televzionit. Ato janë bërë të njohura për publikun e gjerë madje edhe shndërrohen në temë diskutimi në rrjete sociale.

Lajme të shumta vërshojnë rreth tyre, e madje publiku nuk nguron të kërkojë palën fajtore.

Rasi i fundit i largimit të një personazhi nga televizioni ku ka nisur karrierën fillimisht është veilna e njohur Alesia Bami e cila ndiqet nga disa largimet të tjera të cilat do t’jua risjellim edhe një herë në vëmendje.

Bukuroshja Alesia Bami është bërë temë diskutimi orët e fundit pasi ditën e djeshme nuk u paraqit si gjithnjë në pozicionin e saj të punës në emisonin “Stop” si velinë. Shkak për këtë thuhet të jetë shfaqja e saj në një emsion një ditë më parë në televizionin Top Channel. Burimet thonë se kjo ishte një formë ndëshkimi nga televizoni Klan.

Sokol Balla, është një tjetër emër i njohur televizionit i cili pas disa vitesh kontribut në televizionin Top Channel u largua nga detyra për shkak të intervistës me ish ministrin e brendshëm, I cili në atë kohë akuzohej për bashkëpunim me një grup të strukturuar criminal “Habilaj”.

Komentatori i njohur Kosta Grillo, u largua nga RTSH për shkak të tifozllëkut të tij ndaj skuadrës së Serbisë. Kjo deklaratë e tij ndezi edhe opinionin publik futbolldashës të cilët gjithashtu kërkuan largimin e tij nga detyra.

Në lidhje me këtë ai dha edhe një prononcim për AlpeNews.al :

 “Para 2-3 viteve në Sportit në cilësinë e kryeredaktorit erdhi një njeri i cili mesa di unë ka qenë një notar i mirë, apo ndoshta edhe i zakonshëm, ç’rëndësi ka. Erdhi dhe më zëvendësoi mua që përpara se ta bënte këtë ka qenë një person që drejtonte një gazetë bastesh.

U rikthye në ekran, i cili mjafton ta dëgjosh dhe do të shohësh një dialekt të theksuar që më së paku nuk duhej përdorur në komentim. E megjithatë Kostandin Grillon nuk e zëvendëson kush, dhe nuk mund ta baltos askush, drejtësia do të vihet në vendin ku e meriton dhe unë si mbreti i komentimit siç më thërrasin të gjithë shqiptarët anembanë trojeve tona, do të shkoj në fronin ku më takon.

Aty në televizionin më të mirë dhe më të vjetër në Shqipëri”

 

Bora Zemani është një tjetër bukuroshe e cila u largua nga ekrani i Top Channel. Sipas zërave të shumta thuhet se Bora është konfliktuar me punëdhënësit e saj pasi ka pranuar të prezantojë eventin sportiv të organizuar nga Bashkia në Sheshin Skënderbej pa miratimin e tyre.

/AlpeNews.al