Kapini flokët kështu dhe bini rehat gjithë verës! – AlpeGossip
Kapini flokët kështu dhe bini rehat gjithë verës!

Kapini flokët kështu dhe bini rehat gjithë verës!

Stinë e re, pamje e re. Dhe sigurisht flokët janë gjëja e parë në të cilën duhet të fokusoheni.Duke qenë se vapa e tmerrshme e muajve në vazhdim nuk na lejon të mbajmë flokë të drejtë e të shndërritshëm, kapja na mbetet zgjedhja e vetme.

Hidhini një sy modeleve më poshtë dhe zgjidhni!

1. Bishti perfekt

Pasi t’i keni drejtuar flokët, bëni një bisht të bukur që të duket po kaq perfekt sa ky në foto. Ju duhet vetëm një krëhër dhe një llastik.

2. Bisht alla-Rihanna!

Kur flokët janë të shpupuritur, kapen kështu! Super kapja lozonjare vjedh gjithnjë vëmendje!

3. Gjysmë gërshet

Modeli ‘i dua flokët lëshuar, por kam vapë’! Flokët e lirshme të bëra gërshet nga fundi duken kaq vajzërore me lidhësen në fund të tyre.

4. Gjysmë të kapura

Kjo kapje klasike ju thjeshton kaq shumë punë!

5. Kaçurrelat e kapura lart

Kaçurrelat e kapura lart ndërkohë që fundet e flokëve bien mbi sy janë modeli më seksi që mund të aplikoni gjatë verës.

6. Bisht i kapur poshtë

Gjatë mbrëmjeve të verës kjo është kapja ideale. Flokët e shtrira pas kokës të kapura bisht nga pas, do t’ju bëjnë të dukeni chik dhe shumë elegante.

7. Topuz

Ky model na shpëton të gjithave!

Burimi: Cosmopolitan