Eurovizioni vishet kuq e zi! Eleni, Elmal-i dhe Eugent-i, kanë këtë surprizë për të gjithë shqiptarët (FOTO) – AlpeGossip
Eurovizioni vishet kuq e zi! Eleni, Elmal-i dhe Eugent-i, kanë këtë surprizë për të gjithë shqiptarët (FOTO)

Eurovizioni vishet kuq e zi! Eleni, Elmal-i dhe Eugent-i, kanë këtë surprizë për të gjithë shqiptarët (FOTO)

Si asnjëherë më parë, Eurovizioni ‘pushtohet’ nga tre këngëtarë me origjinë shqiptare që do të performojnë në natën finale. Por edhe përse janë për të përfaqësuar Italinë dhe Qipron, Eleni dhe Ermal shfaqen krenar se rrënjët i kanë nga Shqipëria.

Nga Lisbona ku ndodhen për finalen e Eurovision, Eugent Bushpepaj dhe Ermal Meta më në fund janë takuar, madje kanë formuar edhe simbolin e shqiponjës.

Në profilin e tij në Instagram, Bushpepa ka postuar foton me Ermalin, ku shkruan: “Një artist i madh dhe i dashur” – për Ermal Metën.

Por edhe Ermal Meta, në një postim në Twitter, është shfaqur në krah të Eleni Foureira, të dy të buzëqeshur me një diçiturë krejtësit të veçantë: “Shqiptarë”. Nuk mund të ishim më krenarë se kaq!

Pak ditë më parë, Eugent Bushpepaj dhe këngëtarja Eleni Foureira formuar shqiponjën në një foto të postuar ne rrjetet sociale. Por fotoja nuk u prit mirë nga shteti grek.

 

Të tre këngëtarët shqiptarë do të këndojnë nesër në natën finale. Sipas shortit, Eugenti këndon i 12-i, Elena e 25-a dhe Ermali 26-i.