Janë cilësuar si “armiq” të njëri-tjetrit për shkak të luftës për audiencë, por jashtë kamerave, Ermal Mamaqi dhe Luana Vjollca ruajnë një miqësi të mirë.
E këtë e vërtetoi pak javë më parë një video e publikuar nga Ermali ku shfaqej me Luanën në një tavolinë, video e cila bëri të gjithë kuriozë ç’po kurdisnin të dy.
U aludua se Luana do jetë e ftuar në “Xing me Ermalin”, megjithatë kjo nuk dihet ende, por fansat e këngëtares simpatike po presim me padurim që kjo të ndodhë.
“E Luana kur do jetë?”, pyet Ermalin një fanse e Luanës në videon e tij të fundit.
“Luana do jetë kur t’i dojë B…”, i përgjigjet moderatori i “Xing me Ermalin” duke shkaktuar shumë të qeshura në hapsirën e komenteve.