“NË ÇA BOTE JETOJMË, MESHKUJ…”/ Fationi sapo hodhi thumba në rrjete sociale për Andin (FOTO) – AlpeGossip
“NË ÇA BOTE JETOJMË, MESHKUJ…”/ Fationi sapo hodhi thumba në rrjete sociale për Andin (FOTO)

“NË ÇA BOTE JETOJMË, MESHKUJ…”/ Fationi sapo hodhi thumba në rrjete sociale për Andin (FOTO)

Teksa foli për ndarjen nga Bearti, Tea zbuloi se ndërkohë që luante lojën me Andin edhe ky i fundit kishte një lidhje jashtë emisionit. Tea nuk e tha emrin e vajzës, por të gjithëve ju lindën dyshimet se bëhet fjalë për Melisën. Andi dhe Melisa janë përfolur gjithmonë për një lidhje jashtë emisionit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë.

Në lidhje me deklaratën e Teas nuk mungoi as reagimi i Andit. Ai u shpreh se do nëse do të arrijë një numër të caktuar ndjekësish në Facebook, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën e tij. Andi hodhi thumba për Tean dhe nënkuptoi se ajo çfarë tha ishte e vërtetë.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen “Për’puthen”, dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh. Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim… Në momentin që do të kem 30 mijë follow në faqen time në “Facebook” do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, shkroi Andi.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.

“Hahahaha në ça bote jetojmë meshkuj që lënë pjeshkën me koncesion për follow mendo për lekë ç’bëjnë. Yy barbona. Po kapa 3000000K ndjekës në Facebook ose në Insta do tregoj si bëj shurrën”, ka shkruar Fationi.

Postimin e tij ai e ka shoqëruar edhe më një countdown, duke u tallur me të gjithë personazhet e “Për’puthen”, që kanë bërë këtë gjë kur kanë zbuluar të vërteta e tyre.

Ndërkohë tashmë na mbetet të shohim nëse do të ketë një reagim nga Andi, pas këtyre fjalëve. Kujtojmë se dy djemtë nuk ruajnë asnjë raport pas daljes nga “Për’puthen”, sepse sa ishin pjesë e programit Fationi hodhi akuza se Andi ishte në lidhje të fshehtë me Melisën.