Artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon foto të ndryshme nga përditshmëria, të cilat marrin komente të shumta nga ndjekësit.
Së fundmi, Rozana ka ndarë një foto gjatë pushimeve ku shfaqet me rrobabanjo. “Me tanga, nuk të ka hije fare”, i ka komentuar një ndjekëse, të cilës artistja nuk ia ka kursyer një përgjigje epike.
“Bej cte me doje qefi dhe nuk te marr leje ty se si dal. Ti je ketu se ke zgjedhje te jesh sic e shikoni une nuk ndjek asnjeri se nuk jam tip qe i shikoj njerezit nga “breket e plazhit”. Me ka thene mjeku fizioterapise qe jam ftohur se nuk me rri “by**a” ne nje vend dhe duhet nxjerr qe te me ngrohet”, ka replikuar ajo.