PAS FOTOVE TË PUBLIKUARA TË ANDIT/ Reagon autorja e “Për’puthen”: Qetësohuni, është… (FOTOT) – AlpeGossip
PAS FOTOVE TË PUBLIKUARA TË ANDIT/ Reagon autorja e “Për’puthen”: Qetësohuni, është… (FOTOT)

PAS FOTOVE TË PUBLIKUARA TË ANDIT/ Reagon autorja e “Për’puthen”: Qetësohuni, është… (FOTOT)

Pas zhurmës së shkaktuar në rrjet mbrëmjen e sotme ka ardhur edhe reagimi i autores së “Për’puthen” Olsa Muhameti, e cila ka publikuar dy video në Instastory ku mohon akuzat e Shqipes.

Ajo thotë se është alarm fals dhe se e gjitha do sqarohet të hënë, ndërsa dita e nesërme do vijojë normalisht.

“Qetësohuni, qetësohuni, është thjesht “false alarm”. Nesër kemi një super takim, nuk do e prish për falsë alarmin. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me veten, çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje. Programi i djeshëm ka shkuar prapë një milionë”.

E gjitha filloi pasi Shqipja postoi një foto në Instastory mbrëmjen e sotme ku shihet Andi dhe një vajzë (që i ngjan Teas) vite më parë, në krahët e njëri-tjetrit.

Në foton e postuar prej saj, Tea (e supozuar) shihet teksa puth Andin, por nuk dihej me saktësi në çfarë viti është realizuar kjo foto dhe çfarë ka patur mes tyre, teksa Shqipja shkroi:

Tea dhe Andi në klasë të parë kishin mbledhur lekët për kafe. Foto bombastike që është direkt për skualifikim, sepse janë shtirur se nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. Janë tallur me një publik të tërë, me konkurrentët brenda, me produksionin. Hë moj Olsa ku je?Të shpëtoi ky detaji i vogël? Skualifikoi! Apo po fle gjumë dhe zgjohesh vetëm nga klikimet. Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh por publiku që s’të njeh. Me mua e tregove drejtësinë.

Por, e vërteta doli shpejt në shesh.

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe ka pak ngjaashmëri me Tean, por nuk është ajo.

Kjo është ish- e dashura e Andit kur ishte e lidhur me të:

Dhe ajo  sot:

Kujtojmë se ditën e sotme Andi dhe Tea na falën disa doza të mira romantike, duke kërcyer në studio vallëzim.

Gjatë gjithë kohës ata bisedonin me njëri-tjetrin, por për shkak të muzikës u zbardh shumë pak nga biseda e tyre.

Momenti që nuk i shpëtoi asnjërit ishte kur Andi i shprehu dëshirën bukuroshes bjonde për ta puthur në faqe, por ajo refuzoi duke thënë se i prishej make-up.

Pavarësisht përgjigjes së Teas, Andi e realizoi puthjen e ngrohtë, e pas këtij veprimi u duartrokit nga konkurrentët e tjerë.

Po ashtu, javën e ardhshme Andi do realizojë një takim me Tean. Kujtojmë që ata kanë realizuar tre takime së bashku deri tani