E lindur për kopertina/ Shihni si dukej Xhesika Berberi vite më parë (FOTO) - AlpeGossip
E lindur për kopertina/ Shihni si dukej Xhesika Berberi vite më parë (FOTO)

E lindur për kopertina/ Shihni si dukej Xhesika Berberi vite më parë (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka tërhequr vëmendjen e publikut që në daljen e saj të parë në “Miss Universe”, ku ajo mori kurorën e më të bukurës. Që prej asaj kohe bukuroshja bjonde që shpesh herë krahasohet me supermodelen Gigi Hadid, ka vazhduar karrierën e saj në Amerikë.

Siç duket pasioni i Xhesikës për modelingun ka filluar që në moshë të vogël. Modelja ka publikuar së fundmi në ‘Instastory’ një foto ku shfaqet përpara disa vitesh duke pozuar për një kopertin. Në këtë foto, shihet se Xhesika ka bërë një shkrim i cili është publikuar në një revistë, pranë shkrimit shfaqet dhe fotoja e saj.

Ndonëse në moshë të vogël, bie në sy se Xhesika nuk ka ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Ajo ka qenë shumë simpatike dhe shihet se ka ruajtur edhe sot tiparet e veçantë të fytyrës