Pas ndarjes së bujshme me Brad Pitt/ Angelina Jolie nënë për herë të shtatë (FOTO) - AlpeGossip
Pas ndarjes së bujshme me Brad Pitt/  Angelina Jolie nënë për herë të shtatë (FOTO)

Pas ndarjes së bujshme me Brad Pitt/ Angelina Jolie nënë për herë të shtatë (FOTO)

Aktorja Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë një nga çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara në media. Ndarja e tyre shokoi mbarë botën dhe të gjithë u habitën që ata i dhanë fund martesës disa vjeçare.

Mirëpo disa kohë pas ndarjes së papritur, Angelina së shpejti do të bëhet nënë për herë të shtatë. Siç dihet aktorja e njohur është tashmë nënë e 6 fëmijëve Maddox, 16, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 12, Vivienne, 10 dhe Knox, 10, mirëpo po mendon që të adoptojë edhe një fëmijë tjetër.

Siç kanë raportuar mediat pas 3 adoptimeve që ka bërë në të kaluarën, Angelina kërkon dhe një fëmijë tjetër me prejardhje jo amerikane.

“Angelina gjithmonë ka dashur të ndihmojë refugjatët sirianë. Ajo me të vërtetë e dëshiron një gjë të tillë. Zemra e saj thyhet kur shikon fëmijë duke vuajtur”, tha një burim për OK Magazine.