Jeta e shfrenuar e pasanikëve të rinj të Azisë. Njihuni me disa prej tyre (FOTO) – AlpeGossip
Jeta e shfrenuar e pasanikëve të rinj të Azisë. Njihuni me disa prej tyre (FOTO)

Jeta e shfrenuar e pasanikëve të rinj të Azisë. Njihuni me disa prej tyre (FOTO)

Llogaria në Instagram me emrin “Fëmijët e Pasur të Singaporit” dokumenton stilin luksoz të jetës të disa prej yjeve më të shquara të Azisë, përfshirë trashëgimtaren Elly Lam, të bijën e miliarderit të Hong Kongut Peter Lam dhe ish-gruas së tij, Lynn Hsieh.

Elly e ka kaluar verën duke fluturuar rreth Evropës në avionin e saj privat me ndalesa në Ibiza, Londër, Budapest, Rimini dhe Ibiza dhe deklaroi më herët këtë javë se ajo nuk është gati të kthehet në shtëpi pas verës së saj 2018 #eurotrip .

Pastaj vjen “mbretëresha” e Instagram-it në Singapor, Jamie Chua, 44 vjeç, që mburret me koleksionet më të mëdha të çantave të Hermes, ish-bashkëshortja e multi-milionerit indonezian Nurdian Cuaca, me të cilin ajo u takua ndërsa punonte si një stjuardesë në biznes klas.

28-vjeçari Kane Lim, i cili jeton në Singapor krijoi markën e tij të këpucëve kur ishte 17 vjeç dhe u bë milioner në moshën 20 vjeçare.

Ai studioi për modë në Kaliforni dhe ka tërhequr vëmendjen e Rihanna-s e cila është një nga ndjekësit e tij të shumtë të Instagram.

Për të njohur më shumë personazhe të tjera vizitoni faqen The Rich Kids of Singapore në Instagram.