DALIN PAMJET/ Ja si duket Sara Hoxha me fustanin e bardhë… (FOTO) – AlpeGossip
DALIN PAMJET/ Ja si duket Sara Hoxha me fustanin e bardhë… (FOTO)

DALIN PAMJET/ Ja si duket Sara Hoxha me fustanin e bardhë… (FOTO)

Kryefjala e ditës së sotme ka qenë finalizimi i dashurisë në martesë, mes Sara Hoxhës dhe Ledion Liços. Ndonëse çifti kishte vendosur kusht që në ftesën e dasmës që kjo ditë të kalonte pa shkrepje dhe vëmendje mediatike, sërish nuk i kanë shpëtuar dot telefonave inteligjentë, përmes të cilëve tashmë mund të shpërndash gjithçka në rrjetet sociale. Kështu përgjatë ditës së sotme, por dhe mbrëmë në darkë, kemi parë në ‘instagram’ se si u veshën në darkën e mirëseardhjes disa prej personazheve të ftuar. Megjithatë deri në këtë moment asnjë imazh nga nusja, të cilën e ka zbuluar në rrjetin e tij social grimieri i njohur ndërkombëtar, Patrick Ta.

Ceremonia e veçantë në kështjellën buzë liqenit të Comos në Itali, premton të jetë e paharruar për Sarën, Ledionin dhe të gjithë të ftuarit. Nusja shkëlqen në të bardha, por për më shumë imazhe të saj do të duhet të presim që dikush tjetër të postojë ‘vjedhurazi’ diçka në rrjetet sociale, ose ndoshta një album zyrtar të publikuar nga vetë çifti.