Noizy publikon fotot nga plazhi, shihni si e tallin keq fare Blerim Destani dhe Florian Marku (FOTO) – AlpeGossip
Noizy publikon fotot nga plazhi, shihni si e tallin keq fare Blerim Destani dhe Florian Marku (FOTO)

Noizy publikon fotot nga plazhi, shihni si e tallin keq fare Blerim Destani dhe Florian Marku (FOTO)

Epo këto gjëra pranohen në shoqëri!

Motin e ngrohtë në vendin tonë, Noizy e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai “ u arratis” me shoqërinë e tij në brigjet e detit Jon për të marrë disa rreze të mira pranverore e sigurisht që për të kaluar një kohë cilësore në shoqëri të këndshme.

Noizy ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, disa fotografi, ku shfaqet duke shijuar bregdetin e jugut të Shqipërisë dhe në njërën prej tyre, shihet pak i përkulur sikur i ka humbur ndonjë gjë.
Nisur nga kjo, ka komentuar Blerim Destani i cili i thotë çfarë po kërkoje se të ka rënë pak më në të majtë.

Ndërsa Noizy i kujton datën e duelit, 31 maj. Por si të mos mjaftonte Blerimi edhe miku i tij, kampioni Florian Marku i ka lënë një koment disi të çuditshëm, pikërisht një emoji majmun.