PASI KYLIE JENNER E AKUZOI PËR TRADHTI/ Travis Scott reagon ashpër ndaj këtyre thashethemeve – AlpeGossip
PASI KYLIE JENNER E AKUZOI PËR TRADHTI/ Travis Scott reagon ashpër ndaj këtyre thashethemeve

PASI KYLIE JENNER E AKUZOI PËR TRADHTI/ Travis Scott reagon ashpër ndaj këtyre thashethemeve

Reperi Travis Scott është nervozuar jashtë mase me akuzat se ai ka tradhtuar Kylie Jenner. Ai është shprehur se sapo mori vesh këto lajme, e anuloi koncertin në Buffalo për të shkuar tek partnerja e tij, në Los Angeles.

Travis po përpiqet të gjejë origjinën e këtyre thashethemeve, sepse mendon se kushdo qoftë ky person, po përpiqet t’i shkatërrojë familjen.

Në fillim reperi u përpoq ta mbulonte këtë situatë të vështirë, duke thënë se arsyeja pse e anuloi koncertin ishte sepse kishte probleme shëndetësore, megjithatë më vonë ai tregoi se ishte shumë i shqetësuar për marrëdhënien me partneren e tij, Kylie Jenner.

Kujtojmë se Scott dhe Jenner kanë së bashku një vajzë 1-vjeç, të quajtur Stormi.

Mandatory Credit: Photo by Xavier Collin/REX/Shutterstock (10101163hf)
Travis Scott, Kylie Jenner
61st Grammy Awards, Arrivals, Los Angeles, USA – 10 Feb 2019