KUJDESI NDAJ RREZEVE TË DIELLIT/ Ja çfarë duhet të keni parasysh – AlpeGossip
KUJDESI NDAJ RREZEVE TË DIELLIT/ Ja çfarë duhet të keni parasysh

KUJDESI NDAJ RREZEVE TË DIELLIT/ Ja çfarë duhet të keni parasysh

Është e rëndësishme për të mbrojtur lëkurën gjatë ekspozimit në diell, për shkak të rrezikut të kancerit të lëkurës. Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, mund të shkaktojë plakjen e parakohshme, ku lëkura bëhet më pak elastike dhe rrudhat fillojnë të shfaqen.

Në mënyrë që mos të dëmtoheni nga rrezet e forta të diellit ne ju sjellim më poshtë disa këshilla se çfarë duhet të keni parasysh:

-Përpiquni të qëndroni larg diellit nga ora 11:00-14:00.

-Përpiquni të vendosni kapele dhe syze dielli.

-Përdorni kremrat mbrojtës ndaj rrezeve ultravjollcë, për të parandaluar djegien e lëkurës.

-Përdorni kremrat e duhur edhe pas ekspozimit në diell që lëkura juaj të hidratohet.