FESTA E PAVARËSISË/ Genta Ismajli i poston FOTON dhe na tregon surprizën e veçantë që i ka bërë Usta – AlpeGossip
FESTA E PAVARËSISË/ Genta Ismajli i poston FOTON dhe na tregon surprizën e veçantë që i ka bërë Usta

FESTA E PAVARËSISË/ Genta Ismajli i poston FOTON dhe na tregon surprizën e veçantë që i ka bërë Usta

Genta Ismajli po jeton momentet më të bukura të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ai nuk lë rast pa shprehur dashurinë ndaj këngëtares përmes surprizave mjaft romantike.

Këngëtarja ndan shpesh foto e video në rrjetet sociale me ndjekësit e saj, dhe duhet ta pranojmë se Usta është me të vërtetë shumë romantik dhe me veprimin e fundit ka kaluar çdo pritshmëri.

Genta ka postuar në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj kishte përgatitur për të enkas për festën e Pavarësisë.

Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vetë Huseyin, në të cilën shkruhej “Urime 28 nëntori”.

Siç duket ata janë më të lumtur se kurrë përkrah njëri-tjetrit, ndaj Genta është e gatshme që të martohet.

Disa muaj më parë, gjatë një interviste për emisionin “Wake Up” ajo u shpreh se si çdo vajzë ëndërron të veshë fustanin e bardhë përderisa ka gjetur njeriun e zemrës. (KLIKO)

Ndërkohë, prej kohësh thuhet se këngëtarja është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë, madje kanë qarkulluar edhe disa foto që pretendojnë se tregojnë barkun e saj të rrumbullakosur.

Mirëpo, media të tjera i kanë hedhur poshtë këto lajme, teksa vetë çifti nuk ka reaguar ende.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja përflitet që është në pritje të ëmbël.

Në shkurt të këtij viti, u komentua për hërë të parë që Genta është shtatzënë, por këngëtarja  ende nuk ka reaguar lidhur me këto lajme, ndërsa ne jemi gjithë sy e veshë për të reja nga çifti.