”NUK JEMI ÇIFTI PERFEKT, KEMI PËRPLASJE”/ Burri i Delinda Dishës flet për martesën me aktoren – AlpeGossip
”NUK JEMI ÇIFTI PERFEKT, KEMI PËRPLASJE”/ Burri i Delinda Dishës flet për martesën me aktoren

”NUK JEMI ÇIFTI PERFEKT, KEMI PËRPLASJE”/ Burri i Delinda Dishës flet për martesën me aktoren

Delinda Disha këtë sezon u bë pjesë e spektaklit më të ri “Klanifornia show” dhe pjesë u bë gjithashtu edhe bashkëshorti i saj Eldo Disha, një kostumograf i aftë.

“Eldo përveç se më mbështet, shumë nga tekstet e mia i shkruan. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe tema të ndryshme, qoftë edhe ide. Përveç se konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale. Në rrethet artistike është shumë mirë kur ti bashkëpunon jo vetëm me bashkëshortin, por edhe miq”, është shprehur Delinda në një intervistë për “Jo vetëm modë”.

Në marrëdhënien në çift, Eldo ka treguar se mes tyre ka zënka si çdo çift.

“Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift”, është shprehur Eldo.