E VESHUR FIKS PËR FESTËN E FLAMURIT/ Ja sa ka kushtuar fustani i dytë i Luanës mbrëmë në “Shiko Kush Luan” – AlpeGossip
E VESHUR FIKS PËR FESTËN E FLAMURIT/ Ja sa ka kushtuar fustani i dytë i Luanës mbrëmë në “Shiko Kush Luan”

E VESHUR FIKS PËR FESTËN E FLAMURIT/ Ja sa ka kushtuar fustani i dytë i Luanës mbrëmë në “Shiko Kush Luan”

Mbrëmjen e djeshme “Shiko kush luan” iu dedikua shqiptarëve dhe Shqipërisë së madhe në nder të festave të 28-29 Nëntorit. E sigurisht një vëmendje të madhe ka rrëmbyer look-u i Luana Vjollcës, e cila si gjithmonë është shumë e kuruar në pamje.

Duket se këtë sezon të katërt moderatorja e njohur i ka qënduar shumë besnike brandit “Alexander McQueen”, me të cilin edhe e çeli siparin këtë sezon televiziv.

Edhe mbrëmjen e djeshme, siç ka treguar në rrjetet sociale, moderatorja e njohur është veshur nga marka prestigjioze.

https://www.instagram.com/p/CIJWPjvH2ga/?utm_source=ig_web_copy_link

Por, sa ka kushtuar kjo veshje e bukuroshes bjonde?

Sipas faqes së njohur të Instagram, “Shqip closet”, fustani “Haute Couture” SS20 me bust të punuar në argjend dhe zambak të kuq të mëndafshtë, me pjesën tjetër asimetrike me fluturithka të kuqe kushton 14 mijë euro.

Këtë fustan Luana e ka kombinuar me takat e “Louboutin” që kushtojnë 575 euro.

Më herë gjatë mbrëmjes Luana kishte veshur kostumin tradicional më të vjetër shqiptar.

Epo, nuk thonë kot, “Eleganca nuk është vetëm të biesh në sy, por të mbahesh mend” dhe me këto veshje Luana do mbahet mend gjatë!