KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Kush ishin pjesëmarrësit. Dalin pamjet PREKËSE(VIDEO) – AlpeGossip
KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Kush ishin pjesëmarrësit. Dalin pamjet PREKËSE(VIDEO)

KONCERTI “NË VEND TË ADELËS”/ Kush ishin pjesëmarrësit. Dalin pamjet PREKËSE(VIDEO)

Adelajda Xhamani ishte njëra ndër konkurentet e “Big Brother Albania” e cila rrëmbeu zemrat e gjithë publikut por që u nda nga jeta papritur një vit më parë.

Në nder të saj, miqtë e ngushtë Eraldo Rexha dhe Iva Kalemi vendosën të organizojnë një koncert ku të ardhurat që do të vinin nga shitja e biletave të tij do të shkonin për pagesën e shkollës të një vajze nga Kavaja.

Një nga qëllimet që kishte Adela ishte të ndihmonte vajzat të luftonin për të drejtat e tyre si dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, duke mos harruar se nga kishte ardhur.

Këto dëshira të saj, duke qenë se fati donte të mos i realizonte vetë, miqtë e saj i morën përsipër në vend të saj prandaj dhe koncerti quhej i tillë.

Po çfarë ndodhi tek “Në vend të Adelës”? Duke qenë se biletat u shitën shumë shpejt dhe shumë prej jush nuk keni qenë të pranishëm, AlpeNews.al ju  sjell disa pamje të marra gjatë një vëzhgimi të thjeshtë në rrjete sociale ku vipat kanë qenë të pranishëm e nuk kishte se si të mos e ndanin këtë moment me ndjekësit e tyre.

Arbana Osmani duke prezantuar me lot në sy

Këngëtarët pjesëmarrës duke performuar

Më pas festa e tyre u zhvendos në një prej lokaleve të Tiranës ku këngëtarë e miq të Adelës u mblodhën së bashku në nder të saj.