“SOT NGA LARG POR…”/ Vjollca Hoxha merr urimin më të ëmbël nga e bija (FOTO) – AlpeGossip
“SOT NGA LARG POR…”/ Vjollca Hoxha merr urimin më të ëmbël nga e bija (FOTO)

“SOT NGA LARG POR…”/ Vjollca Hoxha merr urimin më të ëmbël nga e bija (FOTO)

Vjollca Hoxha feston sot datëlindjen dhe Sara i ka dedikuar një urim emocionues.Ajo ka ndarë një foto, ku shihet e ëma duke mbajtur London në krahë, teksa Ledioni i dhuron një puthje këtij të fundit.

“Gëzuar datëlindjen nëna Vjollca! Jeta të ka vënë disa herë përballë vështirësive, por në një mënyrë apo në një tjetër ti nuk harrove kurrë të buzëqeshësh. Askush në botë nuk fal dashuri aq sa fal ti dhe nuk jep aq shumë sa jep ti. Të gjithë jemi në borxh me mirësinë tënde. Të duam shumë! Sot nga larg, por me zemrën tek ty”, ka qenë ky urimi i Sarës, që me pak fjalë ka shprehur gjithë dashurinë për të ëmën në këtë ditë speciale.

Ka mjaftuar kjo foto, që Sara të realizojë kartolinën më të ëmbël për Vjollca Hoxhën.