Rudina Dembacaj kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes.
Vetëm pak kohë më parë aktroja zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku.
Rudina është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram, ku ndiqet nga mijëra ndjekës.
Së fundmi aktorja ka organizuar rubrikën pyejte –përgjigje me ndjekësit e saj.
Dhe sigurisht shumë pyetje asaj i janë drejtuar në lidhje me ish bashkëshortin e saj dhe për të dashurin aktual Markun.
Një nga pyetjet drejtuar nga ndjekësit në Instagram lidhej pikërisht me raportin e Vikit dhe të atit: sa shpesh takohen babë e bijë gjatë një jave? “Sa herë të dojë dhe sa herë ta kërkojë Viki”, është shprehur Rudina.
Po Marku me Aleksin, si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin? “Shumë të mira”, shpjegon Dembacaj, “Është Viki në mes”.
A e ka Rudina një dasëm të dytë në plan? “Po një valle do e marr, kur të bëhem mbarë”, është përgjigjur Dembacaj me humor, duke lënë të kuptohet se shumë shpejtë do të shohim një ceremoni martese mes saj dhe Frrokut.