Një fund treçereksh nuk është gjëja e parë që të shkon në mendje për një veshje dimri, por kur je në humor për një foto Instagrami, gjërat ndryshojnë. Gjithnjë e më tepër pulovrat/golfet po bëhen “shoqet e ngushta” të fundeve dhe ky është lajm i mirë për të gjithë.
Një fund treçereksh i kombinuar me një pulovër, jo vetëm që s’e humbet elegancën, por na bën të dukemi më stil dhe komode në të njëjtën kohë.
Si t’i kombinojmë dy tekstura që janë në kontrast me njëra-tjetrën?
1. Një golf i bardhë + një fund ngjyrë blu
2. Një kostum fund+ bluzë, por sigurohuni të luani me ngjyrat!
3. Një pulovër e trashë e gjerë, kombinuar me një fund lëkure. Një shall i lidhur rreth qafës do ta bënte edhe më interesante.
4. Fund treçereksh tutu + pulovër të trashë në tonalitete të hapura për në mbrëmje
Burimi: Who What Wear