Ja si të shmangni problemet me zorrët dhe stomakun gjatë ditëve të festave – AlpeGossip
Ja si të shmangni problemet me zorrët dhe stomakun gjatë ditëve të festave

Ja si të shmangni problemet me zorrët dhe stomakun gjatë ditëve të festave

Për një pjesë të madhe të njerëzve ditët e festave, Krishtlindja dhe Viti i Ri, mund të jenë periudha më e vështirë përsa i përket ushqyerjes dhe tretjes. Për shkak se gjatë këtyre ditëve konsumojmë më shumë ushqim seç duhet ndihemi të mbingopur dhe kemi të përziera. Më pas kjo sjellë edhe probleme me zorrët dhe kryesisht irritim të tyre. Megjithatë ka disa zgjidhje, që do t’ju ndihmojnë shumë mos të përballeni me të tilla probleme gjatë ditëve të festave.

1.Pini bimë qetësuese dhe çajra

Për të lehtësuar të gjitha simptomat e përmendura më sipër duhet të shtoni në dietën tuaj të përditshme bimët qetësuese si: aloe vera, kamomil apo mente, të cilat do t’u ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve. Gjithashtu nëse pini çaj xhinxheri ose menteje nuk do të keni probleme me tretjen e ushqimit.

2.Provoni një dietë me sasi të ulët të karbohidrateve të fermentueshme

Duhet të shmangni ushqime të tilla si qepa, thjerrëzat, fasulet, brokoli, lakra dhe frutat e thata, sepse janë shumë të pasura me karbohidrate të fermentueshme.

3.Kontrolloni stresin

Gjatë ditëve të festave të gjithë nxitoni për të bërë gati në kohën e duhur të gjitha përgatitjet. Sigurisht që kjo shkakton stres, që më pas sjellë probleme në stomak dhe zorrët