PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi ndryshon tërësisht pamje (VIDEO) – AlpeGossip
PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi ndryshon tërësisht pamje (VIDEO)

PAS LINDJES SË VAJZËS/ Linda Halimi ndryshon tërësisht pamje (VIDEO)

Për pak ditë bëhen dy muaj nga koha kur Linda Halimi solli në jetë vajzën e saj. Këngëtarja u bekua me një vajzë, të cilën vendosi ta pagëzonte me emrin Kaimana. Halimi e mbajti shtatzëninë të fshehtë, por pas lindjes ka qenë shumë aktive në rrjete sociale. Madje pasi u bë nënë, Linda ka vendosur të bëjë edhe disa ndryshime në pamje. Së fundmi ajo ka treguar se ka rritur flokët, duke qenë se për një kohë të gjatë i mbajti deri në gjatësinë e supeve. Linda ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën shihet në formë të përkryer fizike dhe dallohen flokët e gjatë. “Të pëlqen floku im? Faleminderit, e bleva! (jo, jo në të vërtetë është i gjithi i imi)”, ka shkruar këngëtarja

 

Siç duket Linda përveçse kujdeset për vogëlushen, nuk e ka lënë pas dore as veten e saj. Kujtojmë se kjo është hera e parë që Linda provoi ndjesinë e të qenurit nënë dhe ajo ka disa vite që është e martuar me amerikanin Davon Edwards.