Me një natyrë të hapur dhe shumë të çiltër Ronela Hajati nuk nguron t’i kthejë gjithnjë përgjigje fansave, për pyetjet që ata kanë.
Përmes opisonit “Ask Me” në Instagram, ndjekësit e Ronelës i kanë bërë asaj pyetje nga më të ndryshmet ku më interesantja ishte nëse do të jepte jetën për dikë.
Ja si iu përgjigj Ronela:
“Mbase për fëmijët e mi, po për gjë tjetër jo”!
Ndonëse ende nuk është bërë nënë, këngëtarja ka treguar së dëshiron të ketë dy fëmijë. Kjo ndoshta sepse ajo është fëmijë i vetëm dhe e ka ndjerë mungesën e të pasurit një motër ose të një vëllai në familje.
Kujtojmë se disa javë më parë, kryefjala e mediave rozë ishte ndarja e mundshme mes këngëtares së njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka.
Pavarësisht se asnjëherë nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre, u përfol se arsyeja që çoi në ndarje lidhej me faktin se Ronela dëshironte ta zyrtarizonte lidhjen me Zerkën, duke qenë se ata bashkëjetonin.